Në një deklaratë për mediat ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e masave për hapjen graduale për ekonominë dhe protokollet e detyrueshme për tu zbatuar.
Ajo u shpreh se hapja e aktiviteteve do të bëhet duke pasur parasysh ato që kanë më shumë efekt në ekonomi dhe më pak efekt në transmetimin e virist.
Ndërkaq sikurse kishte paralajmëruar kreu i qeverisë, Edi Rama, ajo njoftoi se do të ngrihet task-forca ndërinstitucionale që do të kontrollojë zbatimin e rregullave për të siguruar qytetarët nga koronaviruist.
Manastirliu thotë se bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndryshe do të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht.
Sa i takohen hapjes graduale, ministrja tha se do të ketë rishikim të masave çdo dy javë. Pa rashikohet që nga java e ardhshme fasha orare për individët të shkojë në 2 orë e 30 minuta si dhe hapjen e disa bizneseve të tjera.
“Nëse treguesit do të jenë të qëndrueshëm, nga java e ardhshme, do të rrisim në 2 orë e 30 minuta fashën orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. Do të lejojmë transportin taksi nga qyteti në qytet me vetëm një person pasagjer, sipas masave të përcaktuara në protokollin specifik për udhëtimin me taksi”.
Gjatë komunikimit të saj me publikun, Manastirliu tha se vlerësimi për hapjen graduale do të jetë shumë i kujdesshëm dhe do të përcaktohet nga situate e COVID19 në terren.
“Vlerësimi i çdo hapi të ndërmarrë do të analizohet çdo dy javë. Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm të situatës epidemike, plani parashikon edhe rikthim të masave të ashpra. Në rast se situata do të vijojë të jetë e qëndrueshme pas analizave të përdyjavëshme, pra nëse nuk do të kemi nevojë për frenat e emergjencës që janë gjithmonë aty, atëherë, në fillim të muajit Maj do të zgjerojmë lëvizjen e makinave brenda një bashkie, me fasha orare edhe për ata që duan të shkojnë për pazar si dhe do të lehtësojmë më tej lëvizjen e këmbësorëve brenda qyteteve”, tha Manastirliu.
Duke paraqitur situatën e deritanishme, Ministrja e Shëndetësisë tha se në vendin tonë janë evidentuar më shumë se 100 vatra dhe se virusi vijon të jetë aktiv, por shifrat e rasteve të reja dhe shtrimet në spitale mbeten të qëndrueshme. /tvklan.al
Ещё видео!