Vizita e Joe Biden në Ukrainë, e para që nga fillimi i pushtimit rus, është padyshim historike dhe planifikimit për të ka filluar muaj më parë.
Në një deklaratë, administratorët e lartë të Shtëpisë së Bardhë zbuluan sfidat logjistike që paraqiti udhëtimi. Kate Bedingfield, drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, tha se vizita ishte "e ndërlikuar dhe e vështirë".
“Ndryshe nga vizitat e mëparshme nga presidentët në zonat e luftës, si Iraku dhe Afganistani, SHBA nuk ka prani ushtarake në terren në Ukrainë, gjë që e bëri vizitën e një presidenti në detyrë edhe më sfiduese,” tha ajo.
Pavarësisht vështirësisë, ajo shtoi se presidenti ishte i gatshëm të merrte rrezikun dhe udhëtimi i tij dërgoi një "mesazh të fuqishëm".
Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare, shtoi se vizita sekrete ishte "planifikuar me përpikëri për një periudhë disa muajore". Ai vlerësoi zyrtarët e lartë të qeverisë ukrainase, të cilët luajtën një rol kyç në pritjen e presidentit amerikan.
Biden pritej të fluturonte nga SHBA-ja në Varshavë të Polonisë të hënën në mbrëmje, por axhenda e presidentit kishte boshllëqe të dyshimta të gjata në itinerarin e tij.
Vendimi përfundimtar për të bërë udhëtimin në Kiev u mor vetëm të premten, edhe pse ishte planifikuar prej muajsh me një pjesë të vogël të ndihmësve kryesorë të presidentit.
Të dielën, orari zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tregonte se presidenti do të nisej për në Varshavë në orën vendore 19:00 të së hënës. Në fakt, avioni presidencial Air Force One u ngrit në fluturim në orën vendore 04:15 të dielës në mëngjes.
Në bord ishte një ekip i vogël i ndihmësve të tij më të afërt, një ekip mjekësor dhe oficerë sigurie.
Vetëm dy gazetarë u lejuan të udhëtonin me presidentin. Ata ishin betuar për fshehtësi dhe iu morën celularët. Ata nuk u lejuan të raportojnë vizitën deri sa Presidenti Biden të kishte mbërritur në Kiev.
Rusia u njoftua për udhëtimin disa orë para nisjes së zotit Biden, sipas këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.
Ai tha se SHBA-ja e bëri këtë për të shmangur keqkuptimet.
“Unë nuk do të hyj në mënyrën se si ata u përgjigjën ose cila ishte natyra e saktë e mesazhit tonë, por mund të konfirmoj se ne e dhamë atë njoftim”, tha Sullivan.
Presidenti Biden udhëtoi 10 orë me tren për të shkuar në Kiev.
Ndërsa udhëtimi i presidentit është një sinjal për Moskën për angazhimin e administratës Biden për të ndihmuar Ukrainën, vizita gjithashtu është një demonstrim për votuesit amerikanë në shtëpi.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!