[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një bankë e nivelit të dytë u grabit nga persona të armatosur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rrugën e Kavajës në një kohë që e gjithë zona është mjaft e frekuentuar nga banorët. Dy persona të armatosur dhe maskuar arritën të hynin në ambientet e brendshme të bankës, ku nën kërcënimin e armëve morën të gjitha paratë. Fatmirësisht nga ngjarja, nuk mbeti asnjë person i lënduar ndërkohë që policia nisi hetimet. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës dhe bizneseve të zonës ndërkohë që ende nuk dihet shuma e grabitur. Kjo nuk është hera e parë që e njëjta bankë bie pre e grabitjeve nga persona te maskuara e te armatosur. Në gusht të vitit 2010, tre persona morën 350 mijë lekë, para të cilat sipas policisë, përdoreshin nga banka për pagesa emergjente.
Ещё видео!