Këtë të hënë nisi reduktimi i flotës së autobusëve të transportit urban në Tiranë, kërkesë e cila u bë nga unioni i transportit publik.
Unioni kishte paralajëmruar më parë një ndryshim të tillë, me argumentin se vendimi vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit
‘Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë. Si rrjedhoje, ne jemi detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion të në qarkun e Tiranës.’- njoftoi shoqata.
Në njoftimin e pak ditëve më parë, shoqata I bëri thirrje organeve kompetente që të nisinin një dialog, për të adresuar shqetësimet që prekin këtë shërbim.
Reduktimi i autobusëve të transportit urban do të prekë të gjitha linjat qytetase. Sipas një pjese të operatorëve, kostot tejkalojnë të ardhurat e siguruara nga biletat dhe mbështetja e organeve shtetërore. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës, si dhe subvencionim të naftës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TransportitPublik#Protestë#TopChannel
Ещё видео!