Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen me Postën Shqiptare për shpërndarjen e shpërblimeve të festave të fundvitit për të gjithë pensionistët, për shkak se 95% e pensioneve shpërndahen përmes postës. Krerët e këtyre institucioneve kanë dhënë detaje, në lidhje me përfituesit dhe mënyrën e shpërndarjes së parave.
Astrit Hado: Gjithsej numri i përfituesve është rreth 649 mijë veta, të cilët do të marrin një fond rreth 1.96 miliard lekë.
Laert Duraj: Duke filluar nga data e nesërme 15 dhjetor, do ta tërheqin këtë pension ata pensionistë, që kanë rradhën nesër për të marrë pensionet, si dhe pensionistët, që e kanë marrë në datën 1 dhjetor. Kështu, duke vazhduar ditë pas dite do të vazhdojë ky grafik me rradhë.
Të gjithë ata pensionistë, që nuk do mund ta marrin shpërblimin, për arsye të ndryshme brenda dhjetorit, mund ta tërheqin edhe përgjatë vitit të ardhshëm.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!