Një sasi tritoli shpërtheu në derën e banesës së një 52-vjeçari, në lagjen “Tomë Kola” në Shkodër rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të hëne. Banesa është në pronësi të Sokol Shpendit, i cili rezulton të ketë në pronësi një hotel në qytetin e Shkodrës.
Në momentin e shpërthimit ai ka qenë në banesë, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Të vetme dëme të shkaktuara janë ato në derën të shtëpisë siç mund t’i shihni dhe në këto pamje.
Nga verifikimet e kryera autori ka vepruar i vetëm. Nga ana tjetër përpara grupit hetimor 52-vjeçari Shpendi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se nga kush mund t’i ketë ardhur ky sulm.
Pavarësisht kësaj dëshmie, uniformat blu po kryejnë verifikime për ndonjë konflikt të mundshëm të 52-vjeçarit apo familjarëve të tij. Shpresë për hetuesit janë dhe kamerat e sigurisë në zonë që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të vendosjes së sasisë së tritolit.
Tv Klan
#tritol #banesa #pronari
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!