Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Rrogozhinë. Ai u takua me fermerët të cilët tregtojnë produktet e tyre në tregun Agro-Ushqimor.
“Po i rris fëmijët rrugëve. Jam e sëmurë, nuk kam marrë asnjë ndihmë. Nuk kam një thes miell. Kam kaluar ne depresion dhe nuk më përfillin”, tha e revoltuar një prej tregtareve Bashës.
“Vij një ditë në javë për të shitur. Burrin e kam pa punë. Fëmijën të sëmurë. Nuk e dimë ku të vemi vetëm po të drejtohemi në Shkumbin. Nuk kam marrë asnjë lloj ndihme”, shprehet një tjetër tregtare.
Kreu i PD tha se gjendja e fermerëve është po aq e keqe sa ajo e bizneseve
“Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Gjendja e fermerëve është po aq e keqe sa gjendja e bizneseve. Konsumi ka rënë në zero. Rrinë këtu me orë të tëra. Askush nuk ka marrë ndihmë. Ky është realiteti, përpara kam kilometra me tezga, gjysmën e tyre do e groposin sepse nuk shiten. Ndaj bredhjet dhe propaganda e qeveris nuk mund të fshehë dështimin. E keqja po vazhdon të thellohet. Vetëm te TK duan të harxhojnë 30 milion euro. E kanë mendjen vetëm të zhvasin dhe të grabisin. Kjo është një Shqipëri e robëruar. Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj ti drejtohemi kutive dhe t’i japim fund kësaj të keqje. Kjo situatë duhet të marrë fund”,
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#LulzimBasha#Rrogozhine#TopChannel
Ещё видео!