Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një nga shkaqet kryesore te humbjes së jetëve në mënyre aksidentale të shtetasve shqiptarë.
Në raportin e Instat për 2-mujorit të parë të këtij vitit vihet re ulja e numrit të aksidente rrugore dhe rrjedhimisht edhe ulje të numrit të personave që kanë humbur jetën. Kjo pavarësisht se shifrat mbeten në nivele alarmante.
Vetëm në muajin janar numërohen 107 aksidente rrugore nga 125 aksidente të ndodhura në muajin Janar 2021, duke u ulur me 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Shkurt 2022 numërohen 77 aksidente rrugore nga 79 aksidente të ndodhura në muajin Shkurt 2021, duke u ulur me 2.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pra në dymujorin e parë të vitit 2022 numërohen 184 aksidente rrugore nga 204 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 9,8 %.
Në dymujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 32 persona nga 40 persona të vdekur në dymujorin e parë të vitit 2021.
Pjesa dërrmuese e tyre shkaktohet nga moshat 18 – 30 vjeç dhe shkaku kryesor për aksidentet rrugore vijon të mbetet shpejtësia tej normave të lejuara, nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit, nga mungesa e sinjalistikës në disa rrugë, si dhe nga infrastruktura e rënduar në disa pjesë të rrugëve.
Të parat që vijnë në ndihmë në rastet e aksidenteve janë mjekët me autoambulancat. Por problem ende mbetet mungesa e korsive në rrugë për kalimin e automjeteve në rastet e emergjencave. Ambulancave u duhet të presin në trafik me sinjalet ndezur për të çuar pacientin në spital.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aksidente#Viktima#TopChannel
Ещё видео!