Policia e Sarandës ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh. Në një njoftim për mediat blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se në pranga ka rënë L. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh. F., 31 vjeçe.
Më tej sqarohet se në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta persona akuzohen se ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit.
Po ashtu ata kryenin dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve. Duke pasur dyshimet, forcat e policisë i kanë kapur ata duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar.
Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!