18 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve Komisioni Qendror ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 Shkurtit. Pas numërimit të votave edhe të diasporës dhe atyre me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka rritje të përqindjes nga rezultati preliminare. Kjo parti fituese ka arritur të fitojë 49.95 të votave apo 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 16.9% të votave apo 19 ulëse në Kuvend, e pasuar nga Lidhje Demokratike e Kosovës që renditet e treta dhe humbjen më të thellë në historinë 30-vjeçare me 12.64% të votave konkretisht 15 ulëse, AAK me 7.07% do të ketë 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Lista Serbe ka 10 vende dhe 10 komunitetet tjera.
Me shpallen e rezultateve përfundimtare u është hapur rruga ankesave të mundshme nga partitë politike në PZAP e cila ka afat tri ditë për t’i shqyrtuar ato ndërsa palët e pakënaqura mund t’i paraqesin ankesat e tyre edhe Gjykatës Supreme e cila ka afat 24 orë për shqyrtim para se të certifikohen rezultatet përfundimtare dhe t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë së re.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!