#rrezedielli #reportTV
Supë me mish pule
2 gjokse pule
2 lgj gjalpë
3 lgj miell
1 vezë
1 limon
Kripë, piper
Buljon
Gjokset e pulës i presim në kubikë të vegjël, i marinojmë dhe i kaurdisim në yndyrë, më pas shtojmë pak ujë dhe i lemë të ziejnë në zjarr të avashtë.
Miellin e përzjejmë me pak ujë që të hollohet, e shtojmë në tenxhere së bashku me lëngun e mishit të pulës. E presim supën me vezë dhe limon dhe vendosim mishin e pulës sipër.
Ещё видео!