#oranews #korce
Një person 67-vjeç ka mbetur i vdekur, si pasojë e flakëve që ka përfshirë një banesë në Korçë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një banesë në afërsi të Shkollës së Muzikës në lagjen, ku për shkak të asfiksisë, ka humbur jetën shtetasi E.R.
Gazetarja Iris Rrezhda bën me dije se shtëpia e djegur nuk ishte e viktimës por e një shoku të tij që jetonte jashtë shtetit.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse.
Ndërkohë fqinjët për mikrofonin e Ora News, thonë se viktima ishte me probleme të shëndetit mendor, ndërsa njëri prej tyre ka treguar se është future brenda banesës por që për shkak të tymit nuk ka arritur që të shkojë deri te viktima për ta shpëtuar.
Zjarrfikësja në vendngjarje për fikjen e zjarrit.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!