[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Lideri i opozitës ne Maqedoni Hristijan Mickoski shprehet se vendi po hyn në një krizë të re politike, dhe kjo për shkak të paaftësisë së qeverisë. Në një konferencë për shtyp kreu i VMRO-DPMNE i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev të heqë dorë nga Marrëveshja e Prespës.Hristijan Mickoski: “Zgjidhja që qeveria e Zoran Zaev solli në tryezë është katastrofale dhe e papranueshme si për VMRO-në, por edhe për shumicën e qytetarëve. Shteti në këtë mënyrë shkon në kapitullim dhe tashmë mund të konstatohet se marrëveshja e Prespës është e vdekur.Kreu i opozitës theksoi se e vetmja rrugë që vendi të dalë nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike, në bazë të të cilës VMRO kërkon emërimin e prokurorit publik.I pyetur nëse një pjesë e deputetëve të opozitës do te negociojnë për të siguruar shumicën në Kuvend, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë, Mickoski u shpreh:“Nuk do të doja të besoj dhe nuk mund të besoj nëse dikush në këtë shtet mendon të bëj pazar me diçka për të cilën qytetarët e këtij vendi më 30 shtator qartë treguan se e refuzojnë”.I pyetur për rezultatin e referendumit te 30 shtatorit lideri i opozitës tha se kryeministri Zaev e mashtroi popullin duke keqpërdorur aspiratën euroatlantike te vendit.
Ещё видео!