Punonjësi i policisë në Patrullën e Përgjithshme, Serxhio Cani dhe polici i Bashkisë Sajmir Muzikanti, u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës. Ata akuzohen se kanë vjedhur qytetarët në zonën e Liqenit Artificial, duke përdorur detyrën si punonjës dhe kanosur ata.
“Denoncuesit i thanë hetuesve se efektivët përdorën mjetet e policisë, si pranga, shkopin e gomës, por edhe armën e zjarrit për t’i zhvatur lekët, duke përfituar nga fakti se i gjenin ata duke konsumuar kanabis”.
Në dosjen që Tv Klan ka lexuar rezulton se aktiviteti i jashtëligjshëm i Canit dhe Muzikantit ka nisur disa muaj më parë.
Pasi i afroheshin të rinjve, i tregonin mjetin identifikues të policisë, prangat, apo armën e zjarrit që në një rast edhe e kanë nxjerr, më pas i merrnin paratë. Në një rast tjetër Cani i është prezantuar edhe si agjentë antidroge.
Ndërkohë, vlerat monetare që kërkonin varionin nga 10 mijë lekë të reja deri në 20 mijë për mosshoqërim, por sipas denoncuesve efektivët merrnin sa i gjenin në xhepat e tyre.
Serxhio Cani mohoi para gjykatës implikimin në këtë veprimtari, teksa Sajmir Muzikanti pretendoi se e ka pranuar fillimisht pasi është dhunuar nga policia pas shoqërimit.
Tv Klan
#burg #policia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!