[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i Artan Agolli, është bërë në sajë të operacionit “Vjeshta”, në në fshatin Dhërmi Vlorë. Sipas policisë bëhet me dije se gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë sekuestruar 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë", 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë dhe një automjet i markës "Mercedes Benz", një peshore elektronike, dy aparatë celularë.
Ndërkohë në Sarandë, ka përfunduar në prangat e policisë Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal.
Arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si "Kokainë".
Ещё видео!