Ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm aksioni i radhës për prishjen e banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë. Fax News mëson se fillimisht ka pasur një përplasje mes banorëve dhe punonjësve të OSHEE, ku janë hedhur gurë dhe sende të forta në makinën e këtyre të fundit.
Nga ana tjetër banorët kanë krijuar një mur, përballë punonjësve të policisë, në krye të të cilit qëndrojnë gratë.
Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.
“Jemi të vdekur tani që po na prishin shtëpitë shteti, nuk na duhet jeta”, thotë një banor gjatë protestës, ndërsa qindra efektivë të policisë ndodhen në terren.
Banesat që pritet të shemben gjatë ditës së sotme:
Arben Deda shtëpi+ tokë të legalizuar
Geg Nikolli shtëpi + toke të legalizuar
Simon Nikolli shtëpi+ tokë të legalizuar
Eduart Nikolli shtëpi + tokë të legalizuar
Fehmi Suti vetëm shtëpine e legalizuar
Preng Kodra vetëm shtepine e legalizuar
Gjin Nikolli shtëpinë e legalizuar, tokën jo
Vlash Marku në proces legalizimi
Bekim Cerri proces legalizimi
Laureta Nikolli ndërtim pa leje
Genc Gjini në proces legalizimi#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!