3 gota fasule të ziera
3 vezë
1 fk vaj ulliri (60 ml)
1/2 gotë kos (100 gr)
1 lç kripë
Pak spec djegës të kuq
Nenexhik
150 gr djathë të bardhë
2 lgj majdanoz të grirë
100 gr miell misri
1 lç pluhur pjekës
1 lç gjalpë ( për lyerjen e tavës)
1 lgj susam
Kullojmë fasulet e ziera dhe i vendosim ato në nje letër kuzhine për ti tharë ato mirë e më pas i vendosim fasulet në një tas.
Në tasin me fasule shtojmë vezët e plota dhe 60 ml vaj ulliri. I kalojmë në blender dore dhe i kthejmë fasulet me vezë dhe vaj në krem.
Shtojmë gjysmë gote kos (100 gr), gjymë luge çaji kripë, pak piper të kuq djegës (sipas dëshirës) dhe një lug kafe nenexhik. Shtojmë djathë të thërrmuar, 2 lugë gjelle majdanoz të grirë. Shtojmë miell misri.
Të gjithë këto përbërës në tas i përziejmë mirë me tel dore. Lyejmë një tepsi me gjalpë, e spërkatim atë me susam e më pas shtojmë brumin e kulaçit. E nivelojmë mirë. Vendosim kulaçin në furrë në temperaturë 175 gradë për 40 minuta. E lëmë te ftohet pak e më pas e shërbejmë të ngrohtë.#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!