Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas po vazhdojnë, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime të ashpra në atë zonë. Sipas tyre, trupat ushtarake ukrainase, të përkrahura nga tanket, artileria dhe dronët, po tentojnë të avancojnë në jug të qytetit Orikhiv, për të dytën natë me radhë. Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë ndërkohë se armiku është në “mbrojtje aktive”. Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë në Zaporizhja. Ata argumentojnë se Kievi është duke tentuar të rikthejë aksesin në Detin Azov, për t’i ndarë forcat pushtuese ruse në atë rajon, në dy grupe. Diçka e tillë, jo vetëm që do t’i dobësonte kapacitetet ushtarake të Rusisë, por edhe do të eleminonte edhe aksesin e saj në urën që çon në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia, më 2014. Më herët, Instituti për Studime të Luftës, me bazë në SHBA, ka thënë se kundërofensiva ukrainase ka nisur, ndonëse Kievi nuk konfirmon diçka të tillë. Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë se në luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar në disa fronte të luftës. Sipas saj, “në shumicën e zonave, iniciatore është Ukraina”. Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të rajonit të Zaporizhjas, përfshirë edhe zonën ku ndodhet centrali më i madh bërthamor i Evropës, pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhinr për nisjes së luftës, në shkurt të vitit të kaluar. Ndërkohë, kryeqyteti rajonal, qyteti i Zaporizhjas, kontrollohet nga Ukraina. Kievi po planifikon kundërofensivën prej muajsh, por ka pritur sa më shumë që ka mundur për të trajnuar trupat ushtarake dhe për të marrë pajisje të avancuara ushtarake nga aleatët perëndimorë. Muajin e kaluar, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, tha se Kievi është i gatshëm të nisë kundërofensivën, por ai nuk përmendi një datë specifike.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraina#Kiev
Ещё видео!