Një shtet sovran i urdhrit bektashi është planifikuar të ngrihet në Tiranë, ndërsa do të gëzojë sovranitet ashtu si Vatikani në Romë. Lajmin e ka bërë të ditur për NewYork Times kryeministri Edi Rama dhe kreu I Bektashinjve Baba Mondi. “Mini-shteti” që do të ketë administratën dhe pasaportën e vetë do të ngrihet në lindje të kryeqytetit dhe do të shtrihet në një hapësirë prej 27 hektarësh. Kryeministri Edi Rama, tha për median amerikane se planin për etnitetin do ta shpallë në një të ardhme të afërt. Njerëzit që do të jetojnë aty do të jenë të lirë, madje do të lejohet alkooli dhe nuk do të ketë kufizime për gratë. Ato do të jenë të lira të veshin çfarë të duan, shpjegoi kryegjyshi për NeëYork Times. Ndërkohë Rama tha se qëllimi I shtetit të ri sovran është që të promovojë tolerancën fetare me të cilën krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë,” tha ai. Territori i ri I Bektashinjve do të jetë afërsisht sa një e katërta e madhësisë së Vatikanit, aktualisht vendi më I vogël në botë I qeverisur nga Papa. Zona bektashiane, thotë Neë York Times, do të përmbajë një sallë mbledhjesh dhe lutjesh, një muze që tregon historinë e urdhrit, një klinikë, një arkiv dhe zyrat administrative të Baba Mondit. Një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë. Por para se të ndërmerren këto veprime do të jetë Parlamenti ai që do ta miratojë ngritjen e shtetit sovran të urdhrit Bektashi. ndërkohë në artikull, gazeta amerikane ngre pikëpyetje për shtetet që do e njohin. Ndër të parët prite të jetë Irani, pasi është një shtet me shumicë të islamit sufi. Por kreu I qeverisë e ka mohuar një gjë të tillë duke theksuar se Shqipëria I ka ndërprerë marrëdhëniet me iranianët në vitin 2022 ndërsa sqaroi se për planin janë në dijeni vetëm aleatët e Natos. Baba Mondi, nga ana e tij, e quajti planin e shtetësisë “një mrekulli” dhe shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore do ta njohin sovranitetin e shtetit të tij nëse Parlamenti miraton planin e kryeministrit. "Ne meritojmë një shtet”, tha ai.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bektashinj#Rama
Ещё видео!