[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Dhjetëra taksitë se bashku me mjetet e tyre dalin ne proteste. Për gati 60 minuta ata kane bllokuar njërin krah te bulevardit kryesor. Ashtu si ngaherë, taksistet kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe ne mënyre te veçante heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicensuara. Pas gati nje ore proteste, organizatoret kane arritur te takohen me drejtues te Bashkisë, ku këta te fundit u kane lëne 3 jave afat per te shqyrtuar dhe zgjidhur problemet e tyre. Drejtues te taksive deklaruan se ne rast moszgjidhje te problemeve, protesta e tyre do te përshkallëzohet. Qe kur ka nisur te funksionoje shërbimi i taksive, ai është përballur me konkurrencën e pandershme. Prej vitesh ata qe i paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur te zgjidhin shqetësimin kryesor, pasi sipas tyre, ne shumtën e rasteve te palicensuar jane punonjës policie apo persona qe kane mbështetje.
Ещё видео!