Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen se po trafikonin një sasi kanabisi drejt Malit të Zi. Autoritetet njoftojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Shtoi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i F. K, 28 vjeç banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se me një automjet po trafikonin 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë.
Tashmë materialet për këtë çështje kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”./tvklan.al
#PoliciaShkodër #DrogënëShkodër
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!