SHBA ka ndryshuar strategji ushtarake dhe kjo kuptohet jo vetëm me njoftimin e fundit të bërë nga presidenti Joe Biden, i cili zyrtarizoi një paketë të re armatimesh për forcat Ukrainase. Jo vetëm mbetje nga ish perandoria sovjetike që dërgohen nga vendet evropiane rreth Kievit...tani pentagoni ka gati një listë armatimesh të fuqishme në mënyrë që Ukraina të përgatitet për një strategji të gjatë mbrojtëse. Lufta, sipas ekspertëve amerikanë do të zgjasë për të paktën gjithë vitin 2022. Mundësia që të ketë një zgjidhje diplomatike është thuajse e barabartë me zero e pak shanse ka edhe ajo e një fituesi në luftë. Ekspertët ushtarakë të shtëpisë së bardhë janë të bindur për këtë dhe thonë se lufta mes ukrainës dhe rusisë do të jetë e gjatë. Brenda verës, të dy ushtritë do të jenë të lodhura dhe asnjëra nuk do të ketë mundësinë të ndërmarrë ofensivën finale. Në këtë pikë, do të ketë mungesë municionesh ndaj objektivi kryesor i SHBA është ti jepet kohë ukrainasve. Sa më shumë javë kalojnë, aq më shumë rusia e lodhur nga sanksionet ekonomike, do të dobësohet. Pentagoni madje ka organizuar edhe një takim super të blinduar me kontraktorët më të mëdhenj amerikanë të mbrojtjes për të përgatitur një strategji mbrojtëse afatgjatë. Paketa e re e armëve prej 800 milionë dollarësh vjen pikërtisht kur Biden vendosi të intensifikojë retorikat me rusinë duke e akuzuar Vladimir Putinin për Gjenocid. Kjo paketë do të mbajë sisteme që janë përdorur me shumë efikasitet nga forcat e kievit, por edhe armatime të reja, më të përshtatshme për të zbrapsur një sulm të rusisë në Donbash. Mes armëve ka edhe sisteme artilerie të rëndë, e dronë kamikazë. Sipas disa ekspertëve amerikanë madje, SHBA ka shfrytëzuar në maksimum rezervat e saj të armatimeve duke dërguar një të tretën e tyre në Ukrainë...e për ti zëvendësuar ato, do të duhen nga tre deri në pesë vite. Ndoshta kjo është edhe një nga arsyet përse Pentagoni ka mbledhur kolosët amerikanë të armëve, mes të cilëve Boeing, L3Harris, Lockheed martin dhe Raytheon, këta të fundit prodhues të raketave javelin dhe stinger.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Biden#Strategjia#TopChannel
Ещё видео!