Zjarrfikësit në Tanzani janë angazhuar në një betejë me flakët për të shuar zjarret që kanë përfshirë majën më të lartë të afrikës, malin Kilimanxharo. Nuk dihet se si kanë filluar zjarret apo se sa sipërfaqe pyjore është shkrumbuar deri më tani, por autoritetet nuk kanë raportuar viktima në njerëz apo të lënduar.
Zjarri nisi të premten në mbrëmje në një prej trajektoreve më të përdorura të ngjitjes në mal. Flakë gjigante dhe shtëllunga tymi mund të shiheshin në shpatet e malit, thanë dëshmitarët BBC-në. Zjarri vjen dy vjet pasi një ferr njëjavor shkatërroi mijëra hektarë tokë pyjore në faqet e malit Kilimanxharo.
Videot e postuara në mediat sociale tregonin flakë të mëdha dhe një shtëllungë tymi që ngrihej nga një pjesë e pyllit.
Më shumë se 300 zjarrfikës dhe anëtarë të skuadrave të emergjencave janë dërguar në vendngjarje për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve.
Mali Kilimanxharo, është 5,895 metra i lartë dhe në të njëjtën kohë, një destinacion popullor turistik që tërheq cdo vit me dhjetëra e mijëra njerëz.
Pamje :AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Tanzania#TopChannel
Ещё видео!