Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian propozoi një legjislacion të ri që do t`i detyrojë prodhuesit të sigurohen se pajisjet e lidhura me internetin do të përmbushin standardet e sigurisë kibernetike. Synimi i një lëvizjeje të tillë është që ta bëjë bllokun 27-vendesh sa më pak të prekshëm ndaj sulmeve të tilla. BE-ja thotë se një i ashtëquajtur sulm “ransomware” ndodh çdo 11 sekonda, ndërsa kostoja globale e krimit kibernetik për vitin 2021, u vlerësua në 5.5 trilionë euro. Vetëm në Europë, sulmet kibernetike kushtojnë nga 180 deri në 290 miliardë euro çdo vit, sipas zyrtarëve të bllokut. Komisioni Europian shprehet se një rritje e sulmeve kibernetike u dëshmua që gjatë pandemisë së koronavirusit, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë ka ngritur shqetësime se infrastruktura energjetike europiane gjithashtu mund të vendoset në shenjestër në mesin e krizës së energjisë. Drafti i mbiquajtur Akti i Rezistencës Kibernetike, kërkon të heqë nga tregu i BE-së të gjitha produktet me elemente dixhitale që nuk janë të mbrojtura siç duhet. Sipas Komisionit, ai jo vetëm do të reduktonte sulmet, por do të ndihmonte që të përfitonin edhe konsumatorët pasi do të përmirësonte mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë. Kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike, Europa është po aq e fortë sa hallka e saj më e dobët, qoftë një shtet anëtar i cenueshëm apo një produkt i pasigurt përgjatë zinxhirit të furnizimit”, u shpreh komisioneri i BE-së per tregun e brendshëm, Thierry Breton. “Kompjuterët, telefonët, pajisjet shtëpiake, pajisjet e ndihmës virtuale, makinat, lodrat… secili prej këtyre qindra miliona produkteve të lidhura është një pikë e mundshme hyrëse për një sulm kibernetik”, shtoi ai. Breton pohoi se shumë produkte hardëare dhe softëare aktualisht nuk i nënshtrohen asnjë detyrimi për sigurinë kibernetike. Nëse miratohet, rregullorja do t'u kërkonte prodhuesve të marrin parasysh sigurinë kibernetike në hartimin dhe zhvillimin e pajisjeve të tyre. Kompanitë do të mbeten përgjegjëse për sigurinë e produkteve për të paktën pesë vjet.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BE#TopChannelNews
Ещё видео!