Disa shoqata civile dhe organizata joqeveritare shqiptare në Maqedoni, të cilat konsiderojnë se pushteti po bën diskriminim kundër shqiptarëve të këtij vendi organizuan një protestë popullore para institucioneve kryesore shtetërore në Shkup. Protestuesit kërkonin lirimin nga burgjet të disa shqiptarëve për të cilët vlerësojnë se janë dënuar në procese të sajuara, një zgjidhje përfundimtare mbi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare shqiptare në vend dhe kërkesa të tjera. Protesta është mbështetur edhe nga disa parti më të vogla shqiptare në Maqedoni.
Ещё видео!