Vendimi i 25 marsit nga Gjykata e Tiranës për të regjistruar statutin e ri të Partisë Demokratike të votuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, ka theksuar edhe më tej përçarjen në PD.
Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar, në cilësinë e nënkryetarit që u besua si kryetar i komanduar, ankimoi vendimin e gjykatës, dhe vijon të pretendojë se është ai që drejton. Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit me vendimin e gjykatës, i qëndron vendimit se drejton PD-në. Nga ana tjetër Lulzim Basha dha dorëheqjen në funksion të bashkimit të demokratëve. Por pavarësisht të gjitha këtyre zhvillimeve, përçarja vijon, teksa mbështetësit e Lulzim Bashës, akuzojnë për këtë Komisionin e Rithemelimit, i cili po zhvillon procesin e riorganizimit në bazë dhe zgjedhjen e kryetarëve të degëve.
Në këtë amulli qëndrimesh e vendimesh, dhe kur faqja e zyrtare e Facebook dhe ajo e webit e Partisë Demokratike vijon të jetën nën kontrollin e përkrahësve të Lulzim Bashës, në këtë të fundit Basha vijon të rezultojë si kryetar partie.
Nga ana tjetër në facebook-un e PD, publikohen vetëm qëndrimet e kundër Komisionit të Rithemelimit por asnjë qëndrim i deputetëve pjesë e këtij grupi. Teksa zgjedhja e kryetarëve të degëve përfundon më 20 prill dhe më 30 prill pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar, ende nuk ka sinjale bashkimi, teksa përkrahësit e Bashës kërkoj dorëheqjen e Berishës dhe ndaljen e procesit të riorganizimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PD#Alibeajn#TopChannel
Ещё видео!