Pas mbledhjes së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe çeljes të një tjetër kapitulli të martën, në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel kryeministri Edi Rama ndoqi dhe komentoi firmosjen e një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në Bruksel ministri punëve të jashtme Igli Hasani dhe ai i mbrojtjes Pirro Vengu, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit të partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen me Bashkimin Europian.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë. Dua të shpreh falënderimet e mia për Bashkimin Europian, për të gjithë ata, që në emër të Bashkimit Europian po punojnë për të shtyrë përpara këtë agjendë të ribashkimit të plotë të Europës”.
Ndërsa Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas deklaroi se “Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e anëtarësimit”.
“Ne tashmë i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë drejtpërdrejt dhe të dyja palët tona dëshirojmë të bëjmë më shumë, kështu që kjo marrëveshje tregon se ne do të bëjmë më shumë së bashku. Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës.
Ky partneritet strategjik thotë shefi diplomacisë shqiptare do të forcojë përpjekjet në përballimin e çështjeve të lidhura me luftën hibride, kërcënimet kibernetike dhe ekstremizimit, sikurse edhe në shtimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes. Këtë marrëveshje ministri Igli Hasani e shikon si një kontribut për një Europë më të sigurtë.
Në Komisionin Europian në Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#Bruksel#TopChannelNews
Ещё видео!