Recetë nga Znj.Vjollca
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta:
6 feta bukë
1-2 qepë të kuqe
100 gr djathë që shkrihet
Proshutë gjel deti ose pule
Proshutë e tymosur
Salçiçe
10 domate qershi
Spec i kuq i pjekur
Pak rigon
Pak vaj ulliri
Letër pjekje
Në një tepsi shtrojmë një letër pjekje dhe vendosim 6 feta bukë. Presim qepën në fije të holla dhe fillimisht vendoism në çdo fetë buke nga një shtresë qepë. I mbulojmë ato me pak djathë të grirë në rende e më pas vendosim proshutë gjel deti në role në dy feta, në dy të tjera vendosim proshutë të tymosur në kubikë, e në dy feta të tjera rrathë-rrathë salçiçe. Kombinoni shijen me domate në feta, diku me spec të pjekur, mund të shtoni sipas preferencave kërpudha karçof apo çfarë të dëshironi.
Përsëri i mbulojmë përbërësit me djathë të grirë me qëllim që të fiksohen.
Shtojmë pak rigon dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 220 gradë për 8 minuta. Në fund i spërkatim me vaj ulliri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!