Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Sikundër me deputetin Edi Paloka, edhe me Arben Ristanin kryeministri Edi Rama ka refuzuar pajtimin në seancën e parë gjyqësore të procesit të mbajtur sot në Gjykatën e Lartë.
Rama ka kërkuar vazhdimin e proçesit gjyqësor, përmes të cilit i kërkon deputetit opozitar që të vërtetojë akuzat e tij se Kryeministri ka lidhje me krimin.
Në dalje të seancës, Rama tha se do të bëjë gjithçka ka në dorë për të dhënë kontributin e tij në betejën e ndarjes së politikës nga shpifja.
Edi Rama: “Unë nuk njoh akuza në emër partie, njoh akuzues që kanë marrë përsipër të ushqejnë veten duke jetuar si shpifës profesionistë, por edhe të helmojnë publikun duke e përmbytur përditë me shpifje nga më monstruozet. Besoj se është koha që gjithë sëbashku të fillojmë një betejë të paepur për ti dhënë fund një historie të shpifur që vazhdon prej vitesh, të një politike që jeton me shpifje dhe çorodit në vijimësi opinionin duke turpëruar Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët edhe në sytë e opinionit ndërkombëtar. Unë vetë personalisht do bëj gjithçka kam në dorë për të dhënë një kontribut të frytshëm në këtë betejë mes Europës dhe mesjetës, mes të ardhmes dhe të shkuarës, mes forcash dhe individësh që janë në politikë për të bërë mirë dhe forcash dhe individësh që politikën e shikojnë si një mundësi për të pëtrfituar duke bërë keq”.
Ndërsa deputeti demokrat, Arben Ristani, duke deklaruar se akuzat e PD-së janë të drejta, nuk hezitoi të nënvizojë se nuk janë qëndrim personal i tij, por politik.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!