Kosova ka strehuar deri më tani 971 refugjatë afganë, të cilët kanë mbërritur në aeroportin e Prishinës kryesisht nëpëmjet fluturimeve nga Katari.
Lajmin u konfirmua të hënën nga Jeta Tela, shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sipas të dhënave, 810 refugjatë janë vendosur në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj, kurse 161 në kampin Bondsteel, po ashtu në Ferizaj.
Shtetasit afganë do të qëndrojnë në Kosovë derisa të përgatitet rregullohet dokumentacioni për t'u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet tjetër anëtar të NATO-s.
Ata kanë ikur nga Afganistani pasi vendi ra nën kontrollin e militantëve talibanë, më 15 gusht.
Shumica e tyre kanë punuar në cilësi të ndryshme për ushtrinë amerikane dhe forcat e tjera aleate të NATO-s dhe tani kërcënohen nga talibanët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#Refugjatet#TopChannel
Ещё видео!