95 kilogramë kanabis dhe 1100 bimë narkotike në proces tharjeje janë zbuluar ditën e sotme nga policia.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se droga u gjet në një operacion të zhvilluar në pyllin e fshatit Kreshovë, të Njësisë Administrative Petran, Përmet.
Policia zbuloi dy kapanone të vegjël të mbuluar me plasmas, brenda së cilëve u gjetën të varura për t’u tharë 1100 bimë narkotike.
Gjithashtu u gjetën edhe 11 thasë të mbushur me boçe të bimëve narkotike, me peshë 95 kilogramë.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia e Përmetit, në bazë e informacioneve të marra në rrugë operative po punon për kapjen e dy personave, banorë të kësaj zone, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje
Ещё видео!