Këshilli Kombëtar i Punës miratoi rritjen e pages minimale në 30 mijë lekë. Ajo çka kryeministri Rama e paralajmëroi para gati nje muaji, tashmë është zyrtarizuar. Lajmi është bërë i ditur nga ministja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Këshilli Kombëtar i Punës ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen online, nën drejtimin e ministres Denaj.
Tashmë paga bazë minimale në shkallë vendi, do të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj, që ishte nga dhejtori i 2018. Kjo pagë bazë minimale do të jetë e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.
Sipas ministres Denaj rritja e pagës minimale ka qënë gjithmonë iniciativë e Qeverisë, në kuadrin e "Pagës së Denjë" për "Punë të Denjë", duke patur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që "përgjegjësia sociale" e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.
Ndërkohë kujtojmë se pjesë e skemës së re sociale nga qeveria shqiptare ishte dhe rritja e pagave të mjekëve dhe të mësuesve. Nga 1 janari për personelin mjekësor pagat do të rriten me 40 përqind, ndërsa për mësuesit me 15 përqind.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PagaMinimale#TopChannel
Ещё видео!