#oranews
Video pa koment
Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14: 20 minuta.
Ora 14: 50 Ngjarja ka ndodhur në rrugicën mes dy pallateve. Policia ka bërë rrethimin e zonës. Gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi informon se ka qenë dëshmitare e një shkëmbimi zjarri. Një person është shoqëruar.
Ora 14: 49 Gazetari i Ora News, Elton Qyno, informon se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një efektiv polici.
Ora 14: 42 Forca të shumta policie janë nisur nga Tirana drejt Elbasanit, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj raporton se ka pasur përplasje mes militantëve.
Perplasja me 14 mars
Emri i Xhuvanit u lakua edhe gjatë përplasjes në Elbasan Ditën e Verës, ku mbështetës të PS dhunuan mbështetësit e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike e akuzoi Pjerin Xhuvanin si organizator të një grupi kriminal që dhunoi qytetarët.
Gjithçka ndodhi në qendër të qytetit, si pasojë e përplasjes së axhendave të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama që për herë të parë në festën e Ditës së Verës u gjendën në të njëjtin vend dhe kohë.
Përplasja nisi fillimisht me thirrje dhe sharje kundër Ramës dhe Bashës nga militantët e dy partive dhe më pas përfundoi në konfrontim fizik me grushte e shkelma.
Madje Basha asokohe akuzoi se mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur.Xhuvani ka qenë dhe ish kryetar i LSI-së.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!