Një grua e vrarë, 5 të plagosur dhe një fëmijë 10 vjeç i lënduar. Ky është bilanci i asaj që duket se ka qenë atentat mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën "Ananstas Shundi", tek zona e njohur si "Don Bosko" në Tiranë.
Rreth orës 21:05 minuta persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë nga jashtë drejt lokalit duke lënë të vrarë banakieren e lokalit, shtetasen Mimoza Paja ndërsa janë plagosur Sait M. 50 vjeç; Astrit M. 42 vjeç, Emanuel S. 47 vjeç, Ermir. B, 45 vjeç dhe Genc Sh. 55 vjeç.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare, informoi policia e Tiranës.
Atentati ndodhi në një lokal që sipas policisë i përket shtetasit Fatjon Murati, person me precedentë penalë.
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like RTSH on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow RTSH on Instagram HERE: [ Ссылка ]
#Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar #atenatat #dondosko
Ещё видео!