Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik në lidhje me falimentimin e Ujësjellësit të Durrësit.
AKUM sqaron se vendimi i Asamblesë aksionare të Ujesjellës Kanalizimeve Durrës, për “Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.
Sipas AKUM ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimin e 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërish aksionere.
Në njoftimin e AKUM thuhet gjithashtu se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese.
Por të dhënat nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga ana e ujësjellësit të Durrësit tregojnë se humbjet e shoqërisë u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 5 mln euro që ishin në vitin 2021.
Performanca e kompanisë është rënduar se tepërmi gjatë vitit të kaluar kur detyrimet totale arritën më shumë se 150 milionë euro me rritje 11 për qind ndaj vitit 2021, ndërkohë që kapitali ishte negativ prej 25 milionë eurosh, duke treguar një gjendjen e rënduar financiare.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durres#TopNews#TopChannel
Ещё видео!