Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku polici vrau kolegun e tij brenda komisariatit numër 3. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes autorit e viktimës. Bëhet me dije se autori ka një vit e gjysëm në polici ndërsa viktima kishte mbi 20 vjet në polici. Autori është Ludian Zaimi ndërsa i plagosuri Çaush Saliasi policë të patrullës së përgjithshme. “Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”, njofton policia.
Ещё видео!