Një grup studentësh u mblodhën të hënën para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Beograd duke kërkuar akses në listën zgjedhore. Studentët njoftuan se duan akses në listën e votuesve për ta kontrolluar atë, pasi organizata vendase dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor shprehën dyshime për rregullsinë e tyre.
Studenti Ivan Bjeliq tha se në mesditë kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe se, më vonë, do të njoftojnë për një vend tjetër ku do të protestojnë. Ata më herët njoftuan se bllokadat do të zgjasin gjashtë orë dhe se protestave në Beograd do t'u bashkohen edhe studentë nga Universiteti i Novi Sadit. Afro 40 demonstrues u arrestuan gjatë protestës së një mbrëmjeje më parë në Beograd, të organizuar nga koalicioni opozitar Serbia Kundër Dhunës, pasi një grup personash të maskuar tentuan të hyjnë në Kuvendin e Beogradit. Gjatë protestës, disa persona thyen xhamat dhe dyert e ndërtesës, ndërsa policia brenda saj hodhi gaz lotsjellës kundër tyre.
Koalicioni “Serbia kundër dhunës” tha se incidentet në protestën e opozitës në Beograd të dielën janë shkaktuar nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Protesta#Serbi
Ещё видео!