[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Arritja e marrëveshjes VV-LDK për qeverinë e re në Kosovë kërkoi sakrifica nga ana e Albin Kurtit. Ky i fundit u “detyrua” të heqë dorë nga Glauk Konjufca, që ishte zgjedhur në postin e kryeparlamentarit. Në konferencën ku njoftoi nënshkrimin e koalicionit qeverisës, Kurti deklaroi se tani Konjufca do të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa kryetarin e Kuvendit do ta propozojë LDK,“Jemi dakorduar që kryetarin e Kuvendit e propozon LDK dhe në këtë mënyrë ecim përpara.Glauk Konjufca do të vijë në ekzekutiv.”Qeveria e re do të ketë 15 ministri, që sipas Kurtit, është qeveria më e vogël që ka patur ndonjëherë shteti i Kosovës.“Jemi dakorduar që në qeverinë e ardhshme të kemi 15 ministri gjithësej, dy zëvendësministra dhe 33 zëvendësministra. Pra nga 21 ministri që kishim do të kemi vetëm 15 dhe nga mbi 80 zëvendësministra do të kemi 33. Është qeveria më e vogël në shtetin e pavarur të Kosovës, gjithësesi për ta forcuar Republikën tonë si asnjëherë më parë.”Sa i takon çështjes së presidentit, kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi se për këtë do të ketë bisedime më vonë sepse ende nuk është arritur një marrëveshje.“Sa i përket presidentit, jemi marrë vesh që të mos jetë pjesë e kësaj marrëveshje që kemi nënshkruar. Të jetë një çështje që do të dakordohemi unë dhe zoti Kurti si liderë politikë dhe do ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme.Për kryetarin e Kuvendit kemi thënë se do ta marrë ajo ose ai që LDK ja ka dhënë besimin dhe qytetarët ja kanë dhënë votën më të madhe.”
Ещё видео!