Një 27 vjeçar u vra me armë zjarri gjatë natës në Mamurras. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë banesës së tij në afërsi të xhamisë së qytetit dhe sipas policisë viktima është Indrit Pepa. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mësohet se i riu ka pasur një konflikt të mëparshëm. Në njoftimin e policisë, autori i dyshuar u shpall në kërkim dhe ai është Azis Markola 49 vjeç nga Mamurrasi.
Familja e viktimës dhe autori para disa kohësh kanë patur një përplasje. Vetë Indrit Pepa në faqen e tij të Facebook ka shënuar se jetonte jashtë Shqipërisë, në Amsterdam të Hollandës dhe studimet i kishte kryer në Hamburg të Gjermanisë. Këto dite ai ndodhej për pushime pranë familejs së tij në Mamurras./abcnews.al
Ещё видео!