FIER - Një zjarr ka shpërthyer ne Rafinerinë e naftës në Fier në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës. Zjarri ka përfshirë kollonën ku përpunohet nafta dhe kryesisht kanë marrë flakë jashtë tubacionet përreth kollonës nga ana veriore e saj.
Është dhënë menjëherë alarmi pasi kollona kishte një rrezikshmëri të madhe për vete faktin se brenda saj ndodheshin sasira të konsiderueshme naftë që përpunohen . Është njoftuar dhe policia si dhe një reparti zjarrfikës , i cili ka dërguar një mjet të saj.
Punonjësit e zjarrfikëses kanë punuar në kushte shume të vështira duke rrezikuar edhe jetën jo vetëm për shkak të lartësisë, por edhe të rrezikut që mund të ndodhte në një moment shpërthimi.
Gjithsesi zjarri po fikej vatër pas vatre, deri sa zjarri është shuar nga kollona (Nga jashtë). Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit që është shkaktuar nga këto tubo të cilat nga temperatura janë përfshirë nga flakët. Ende nuk ka ndonjë version zyrtare lidhur me këtë ngjarje dhe shkakun e saj si dhe dëmet që janë shkaktuara prej zjarrit.
Gazetar: Elkier Bushkolaj
Ещё видео!