Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëtoi këtë të premte drejt Ballkanit Perëndimor, me një axhendë të qartë që synon zgjidhjen e tensioneve të vjetra në pikat e nxehta ballkanike. Lufta në Ukrainë, dhe kërcënimi për një influencë ruse në Ballkan, shton domosdoshëmrinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe Shkupit dhe Sofjes, ndaj këto vende, së bashku me metropolin e Greqisë Veriore, Selanikun, do të jenë stacionet e vizitës së zyrtarit të lartë gjerman. Ndërkohë Tirana zyrtare nuk bën pjesë në axhendën dy ditore të kancelarit gjerman.
Dialogu i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, nën monitorimin e Bashkimit Europian ka filluar që prej vitit 2011, por ende nuk ka shënuar një progres të konsiderueshëm. Në Prishtinë dhe Beograd, kancelari gjerman pritet të kërkojë prej të dyja palëve gatishmëri për negociata. Kryeministri Kurti insiston që Kosova të trajtohet si shtet i pavarur dhe i barabartë në negociatat me Serbinë. Sipas tij, njohja e sovranitetit të republikës së Kosovës duhet të jetë në qendër të negociatave.
Nga ana tjetër, Presidenti Vuçiç, gjatë betimit për mandatin e dytë si president, më 31 maj 2022, u rizotua se do ta kthejë Kosovën sërish si pjesë integrale të Serbisë. Krahas dialogut me Kosovën, një tjetër mesazh që mbërrin nga Berlini do të jetë edhe çështja e sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë. Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk iu është bashkuar sanksioneve.
Ndërkohë mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vijojnë të mbajnë pezull integrimin në Bashkimin Europian. Vetoja bullgare po i kushton shumë, jo vetëm Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë. Scholz do ta trajtojë këtë temë të shtunën gjatë vizitave në Shkup dhe Sofje. Megjithatë shanset që negociatat e kancelarit scocialdemokrat, të kenë sukses konsiderohen të ulëta.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Scholz#Kosove#TopChannel
Ещё видео!