#oranews #kontrollenedet #gomonet #jetski #skafe #bregdetishqiptar
Personat në bordin e kësaj gomoneje rrezikuan jetën sipas policsë kufitare në gjirin e Karaburunit për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit lundrues.
Në timon ishte një shtetas nga Kosova i cili gjatë verifikimeve rezultoi se kishte edhe mungesë të dokumentacionit për gomonën.
Ndaj ai u gjobit nga policia kufiratare me 10 000 lekë të rinj. Me përmirësimin e kushteve atmosferike cka ka gjallëruar plazhet, strukturat e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në det e tokë ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike.
Policia Kufitare e Vlorës thotë se gjatë fundjavës u përqëndrua ë sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës.
Janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.
Një mjet lundrues argëtimi, pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Kontrollet paralajmërohet se do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare me qëllim zbatimin e ligjshmërisë nga poseduesit dhe përdoruesit e këtyre mjeteve lundruese.
Verën e kaluar në brigjet shqiptare u shënuan disa ngjarje të rënda të shkaktuara nga drejtuesit e mjeteve lundruese, ku më tragjikja ishte ajo e vdekjes së një fëmijë 5 vjecar në plazhin e Potamit, pasi u përplas nga një gomone që drejtohej nga ish efektivi i policisë Arjan Tase.
Sjellja e rrezikshme e drejtuesve të mjeteve lundruese në afërsi të plazheve ka qenë shqetësim ndër vite gjatë sezonit turistik veror në të gjithë bregdetin.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!