Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ndodhet në Uashington për një vizitë në Departamentin e Drejtësisë, zyrtarisht për t’i njohur me punën e strukturës që drejton.
Në këtë vizitë, Kraja shoqërohet nga drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj dhe nga Prokurori I Posaçëm, Vladimir Mara.
Mara, pjesë e grupit të prokurorëve të angazhuar në luftën kundër korrupsionit, ka në dorë disa dosje të nxehta.
Vizita në Uashington do të zgjasë një javë dhe ata do të takohen me zyrtarë të Departamentit të shtetit dhe atij të Drejtësisë. Takime të veçanta do të ketë me zyrtarë të FBI si dhe zyrtarë të DEA-s, agjencisë që heton trafikun e drogës.
Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se qëllimi I vizitës është prezantimi I arritjeve të kësaj strukture gjatë tre viteve dhe të forcojë bashkëpunimin me FBI-në dhe DEA-n me synimin rritje të ndjekjes penale ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Vizita në SHBA e drejtuesit të SPAK dhe atij të BKH vjen në një kohë që Prokuroria ePosaçme gjatë korrikut ka marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë për disa hetime të nisura siç janë koncesionet në shëndetësi apo për abuzime të dyshuara në tendera publike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SPAK#DASH#TopChannel
Ещё видео!