#tvora #rtvoranews
Një magazinë bojrash u dogj në Zhupan të Fierit, ndërsa një biznes tjetër aty pranë u rrezikua. Në Durrës, ndërkohë një vatër zjarri u shënua pranë ish bazës së Hekurudhës.
Një magazinë bojrash u shkrumbua thuajse plotësisht në Zhupan të Fierit.
Flakët sipas Policisë u shfaqën rreth orës 13:00, ndërsa për shkak të materialit që ndodhej aty vijuan për më shumë se një orë.
Gjatë kohës u dëgjuan edhe disa shpërthime. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmi ekonomik përllogaritet i konsiderueshëm.
”Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për të vënë flakët nën kontroll u kërkua angazhimi i mjeteve zjarrfikse, ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet në magazinën që ishte marrë me qira.
Ndërkohë një vatër zjarri u shfaq në lagjen 13 në Durrës pranë ish bazës së Herkurudhës.
Flakët përfshinë një zonë me bimësi të ulët, ndërsa u favorizuan nga era.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!