#oranews #tritol #sauk #aleksandersadikaj
Një bombë me telekomandë shkatërroi pothuajse tërësisht automjetin me të cilin lëvizte 27-vjeçari nga Berati Aleksander Sadikaj.
Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan
Drejtuesi Ii mjetit tip “Mercedes Benz, pësoi plagë e dëmtime të rënda, të cilave nuk ka arritur tu mbijetojë duke gjetur vdekjen në spital.
Mjekët thanë se riu kishte humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit të bombës e cila mesa duket, ishte vendosur poshtë mjetit në pjesën e përparme dhe është aktrivizuiar në lëvizje.
Automjeti I dëmtuar nga shpërthimi qëndroi në vendin e ngjarjes për disa orë, ndërsa hetuesit dhe ekspertët mblodhën prova në një zonë të gjerë duke përfshirë edhe krahun tjetër të autostradës.
Qarkullimi u bllokua nga policia për disa orë si pasojë e shpërndarjes së copave të automjetit të 27-vjeçarit ndërsa në vendngjarje qëndruan edhe drejtues të lartë të policisë.
Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, megjithatë hetuesit po verifikojnë më shumë rreth aktivitetit të tij për të zbardhur motivet e atentatit mafioz.
Për më shumë lexoni në:
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!