14 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit
Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm! Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 50-vjeçar i cili ishte i shtruar tek Infektivi. Mësohet se ai vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithatë më shumë detaje pritet të jap ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor.
Në total deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID, 736 raste. Një lajm i mirë për të shëruarit. 12 pacientë të tjerë i janë shtuar dje listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3% e totalit të të prekurve.
Ещё видео!