Pas 20 viteve Shqipëria rrezikon të mos quhet më vendi i shqiponjave, pasi ato janë në sulmin e vetë shqipëtarëve.
Nga 200 çifte shqiponjash ditët e sotme kanë mbetur më pak se 100. Banorë të zonave malore, ku shqiponjat kanë foletë, i vrasin apo i kapin të gjalla që më pas ti shesin të balsamosura për zbukurim lokalesh. Ky fenomen u ka bërë përshtypje edhe mediave të huaja, pasi vetëm pak ditë më parë nëj media franceze ka treguar se si këto shqiponja vriten dhe shiten më pas në rrugë deri në 70 mijë lekë.
Studiuesi i mjedisit që ka ndjekur nga afër këtë fenomen, Taulant Bino tregon për Report Tv se ky shpend po shkon drejt asgjësimit duke nënvizuar përgjegjësit dhe shkaqet që po çojnë në zhdukjen e këtij shpendi
Ещё видео!