Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen "Punëtori" të Fushë-Krujës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Lënda plasëse i është vendosur garazhit në pronësi të 58-vjeçarit, Ramazan Çenia, banor i qytetit.
Nga shpërthimi është dëmtuar një mjet tip "Benz" që ndodhej i parkuar në garazh dhe muret e pallatit.
Ende nuk dihen shkaqet e vënies së tritolit në garazhin e 58-vjeçarit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.
Ещё видео!