Një 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri të mërkurën. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës. Mësohet se viktimë e krimit ka mbetur Eri Zefi, banues në Kurbin.
Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Gjithashtu po kryhet krehja e zonës për të kapur autorin/ët e ngjarjes së rëndë.
Mësohet se viktima është vëllai i Ndue Zefit i cili në shkurt të 2019-s vrau një 45-vjeçar në Durrës. Dyshohet se 34-vjeçari është ekzekutuar për motive hakmarrje./abcnews.al
Ещё видео!