Të rinjtë që zotërojnë kartën e studentit do të përfitojnë shërbime mjekësore falas ose me çmime të reduktuara edhe në spitalet private. Pas marrëveshjes me një sërë institucionesh publike apo kompani private, nismës së Bashkisë së Tiranës për kartën e studentit i është bashkuar edhe Spitali Amerikan, i cili u vjen në ndihmë studentëve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, nënshkruan sot marrëveshjen ku të gjitha shërbimet e urgjencës për studentët do të jenë falas, ndërsa për shërbimet e tjera me çmime të reduktuara. “Më mirë se të jesh student këtë vit nuk ka qenë ndonjëherë në Tiranë. Kartën studentore e kanë marrë mbi 21 mijë studentë, pra më shumë sesa 1/3. Tani që janë rikthyer për vitin e ri akademik po e marrim çdo ditë dhjetëra të tjerë. Është një lajm fantastik sesi jo vetëm shërbimet qeveritare, shërbimet publike, shërbimet bashkiake, shërbimet artistike dhe kulturore, por edhe shumë shërbime private i janë bashkuar Kartës së Studentit. Kjo do të thotë se në një plastikë të vogël fshihet mundësia për të përfituar ulje dhe akses në një pafundësi shërbimesh”, tha Veliaj.
Ещё видео!